Markatura CE


Shenja CE informon që produkti i përgjigjet kërkesave të parashikuara nga direktivat kryesore komunitare. Është e detyrueshme për një gamë të gjerë produktesh të shitura brenda ose të eksportuara drejt Bashkimit Europian.

Deklarimi i konformitetit CE dhe markatura CE janë pashaporta që iu lejon produkteve qarkullimin e lirë në Europë. Kërkesa për të hequr barrierat teknike që pengojnë qarkullimin e lirë të produkteve është vendosur në fakt që në “Traktatin e Romës” të 1957 (Artt 100 & 30 – 36).

Cdokush që dëshiron t’i shesë produktet brenda Bashkimit Europian ose Hapësirës Ekonomike Europiane, duhet të provojë konformitetin e produkteve në fjalë me direktivat europiane. Kjo është e vlefshme dhe për prodhuesit që duan të importojnë produkte nga një vend I huaj në një shtet të Bashkimit Europian.

Direktivat zëvendësojnë standartet në fuqi në shtete kryesisht për sa i përket sigurisë.

( direktivat zevendesojne kryesisht standartet ne fuqi te shteteve persa i perket sigurise)

Avantazhe

Markatura CE në një produkt:

Tregon që produkti mund të shitet ligjërisht brenda Bashkimit Europian dhe Hapësirës Ekonomike Europiane. Edhe disa vende jashtë Bashkimit Europian kanë filluar t’a njohin, por për momentin pa e vendosur si detyrim (mbetet mbi bazë vullnetare)
Garanton që produkti mund të lëvizë i lirë në tregun unik europian
I tregon klientit që produkti plotëson kërkesat minimale të sigurisë dhe cilësisë
Konformiteti ndaj Direktivave është një detyrim që lidh produktorin ose eksportuesin. Dënimet e vendosura për mungesën e Markaturës CE të një produkti mund të jenë të rrepta.

Evoluimi i Markaturës CE

Në 1985 është afirmuar principi sipas të cilit një produkt i tregëtuar në një shtet anëtar mund të tregëtohet ligjërisht edhe në territorin e vendeve të tjera anëtare. Ndër të tjera kërkesa për sigurinë, shëndetit dhe ruajtjes së ambientit duhet të procedojnë drejt një harmonizimi në të gjithë Europën, përmes Direktivave Komunitare. Adoptimi i një strategjie të re në fushë të harmonizimit teknik dhe normalizimit, në vazhdim të “në përqasje të re”, ka qënë element përcaktues në procesin e unifikimit.

Është vendosur në fakt që:

Direktivat komunitare që, sapo janë të transpozuara nga shteti marrin vlerë ligjore detyruese, përcaktojnë kërkesat kryesore për shëndetin, sigurinë, higjenën dhe mbrojtjen e mjedisit.
Specifikat teknike shtesë janë të përcaktuara nga Norma Teknike të harmonizuara elaboruar nga Insituti Europian i Normalizimit – CEN, CENELEC dhe ETSI- me mandate të Komisionit. Norma të tilla duhet të jenë të detyrueshme transpozuar në norma teknike nacionale, dhe norma të mundshme në kundërshtim me njëra-tjetrën duhet të tërhiqen.
Normat teknike nuk kanë karakter detyrues; konstruktorit që nuk i aplikon i takon detyra të demostrojë që produkti i tij plotëson në mënyrë tjetër këkesat kryesore të sigurisë të përshkruara nga direktivat. Ose anasjelltas, produkti i realizuar në bazë të normave të harmonizuara gëzon një parashikim konfromiteti të kërkesave kryesore të direktivave.
Në mungesë të normave të harmonizuara, dhe në rrugë tranzitore, Shtetet anëtarë janë të detyruar të pranojnë si konform kërkesave kyesore produktet e prodhuara sipas normës me origjinë kombëtare, që kanë qënë objekt i një procedure njohëse nga ana e Komisionit.
Përqasja botërore

Një objektiv i ri është arritur në 1993 me Vendimi i Këshillit93/446/CEE ka parqitur Sistemin Modular duke identifikuar në mënyrë të qartë principet dhe procedurat për vlerësimin e konformitetit CE dhe plotësimin e Markaturës CE.

Vlerësimi i konformitetit CE mund të bëhet duke përdorur një ose disa prej moduleve të mëposhtëm, në bazë të cfarë është parashikuar nga direktivat që merren si referencë:

– Moduli A (Kontroll i brendshëm fabrikimi)
– Moduli B (Test CE të tipit)
– Moduli C (Konformiteti )
– Moduli D (Garancia e cilësisë së prodhimit)
– Moduli E (Garancia e cilësisë së produkteve)
– Moduli F (Verifikimi i produkteve)
– Moduli G (Verifikimi i një produkti të vetëm)
– Moduli H (Garancia totale e cilësisë)
Të gjithë modulët kërkojnë ndërhyrjen nga një Ent i tretë i quajtur Organizëm i NJoftuar, përvec Modulit A.

Mbulojnë vetëm aspektin juridik
Fokusohen në kërkesat kryesore të sigurisë
Prezantojnë principin e hipotezës së konformitetit për produktet e shenjuar CE shoqëruar nga Deklarata e Konformitetit
I kthehen përdorimit vullnetar të normave teknike të harmonizuara
Atribuojnë prodhuesit (ose përfaqësuesit të autorizuar ) përgjegjësi për të lëshuar Deklaratën e Konformitetit CE dhe të bashkangjit Markaturën CE.
KATEGORI E PRODUKTEVE ME CE TË DETYRUESHME

– celik
– betone
– D M
– pajisjet e gazit
– ashensorit
– aspektet teknike të Markës dhe Markaturës CE
– instrumentet e peshimit
– kangjellat, portat mbyllese në përgjithësi
– pajisjet për mbrojtjen individuale (pmi)
– pajisjet mjekësore
– lojrat
– grupet e gjeneratorëve
– materialet e ndërtimit
– kontenierët e thjeshtë ose me presion
– përputhja elektromagnetike
– cilësia sipas nor

Template Design:Dima Group