Agroushqimore


Kujt i drejtohemi.

I drejtohemi cilësdo ndërmarrje agroushqimore, nga më të thjeshtat tek më me shumë artikuj, në cdo nivel të zinxhirit fornitor /klient, falë profesionalitetit dhe kompetencës së fituar në sektoret:

– Ndërmarrjet agrokulturore
– fermat
– thertoret
– industria e përpunimit të ushqimit (mish, peshk, fruta, vaj, qumësht, mallrat e pjekur, kafe, ujë mineral dhe pije)
– restorante, hoteleri, menca
– transportuesve te produkteve te ngrenshme
– shpërndarje në shkallë të gjërë të ushqimit
– laboratorët e kontrolleve
Cilat janë avantazhet ?

Me certifikimi, ndermarrjet kanë një mjet që i lejon ata qe të ofrojnë garanci – e vlefshme për të tretët –në menaxhimin e ndërmarrjes apo mbi karakteristikat e deklaruara për produktet.
Certifikimi i një Sistemi Menaxhimit tregon, në fakt, aftësine për të siguruar në kohë një nivel të cilësisë që plotëson standardet e caktuara ndërkombëtare (ISO 9000, ISO 14000, HACCP) ..

Certifikimi i një produkti, në fakt, nxjerrë në pah karakteristikat dhe cilësite, duke i shtuar vlerën që të mund të justifikojnë në sytë e konsumatorëve një çmim te vecante.
Përparësitë janë të shumta:

optimizohen dhe racionalizohen proceset operative, duke rritur dinamizmin dhe fleksibilitetin në menaxhimin e ndërmarrjeve ndërthurjen e programeve për përmirësim të vazhdueshem.
zvogëlon shpenzimet operative për shkak të reduktimit të mbeturinave dhe gabime, dhe është më e lehtë për të parandaluar incidentet e sigurisë ushqimore dhe të mjedisit.
Krijon një transparencë të brëndshme,me përcaktimin e qartë të përgjegjësive, rrit motivimet e bashkëpunuesve dhe nxit komunikimin e brëndshëm.
Menaxhimi i ndermarrjeve rezulton të ketë një orintim të fortë për klientet, monitorohet niveli i kënaqësisë, ndërmarrja përgjigjet më mirë kërkesave të tyre pra është më konkuruese.
Lehtësohen mardheniet me GDO dhe subjekte të tjera si bankat, kompaniët e sigurimit, autoritetet publike.
Cilat certifikime?

-Sistemi i Menaxhimit për Cilësinë (ISO 9000)
– ISO 22000
– Sistemi i Menaxhimit të Ambjentit (ISO 14001)
– Konvalidimi EMAS
– Cikli jetësor për produktet (ISO 14040 – LCA)
– Sistemi i Menaxhimit për Sigurinë dhe Shëndetin në ambjentet e punës (OHSAS 18001)
– Sistemi i Menaxhimit per Autokontrollin higjenk (HACCP)
– Certifikimi i produkteve të rregulluara (POD, IGP, STG)
– Certifikimi i filierës ( filiera e kontrollit dhe ISO 22005)
– BRC (GSFS), IFS, Globalgap
– Etiketimi i mishit të vicit dhe pulës (Reg. CE 1760/00; D.M 29/7/2004)
– Përgjegjësia sociale ( SA 8000, AA1000)
– Globalgap
Aktivitetet inspektive
AQSCERT ofron të gjitha këto shërbime me kompetencë dhe profesionalizëm, dhe vëmendje për nevojat e reja të tregut duke investuar burime në risi dhe kënaqësin e konsumatorëve.

Template Design:Dima Group